Primaret dhe aleanca e PD/ Abilekaj: Regjistrimi i diasporës më i rëndësishëm...

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte drejtori i "Dosja.al", Enton Abilekaj për të komentuar atë se çfarë do të ndodh nesër në primaret e PD dhe se çfarë shënojnë ato për forcën më të madhe opozitare në vend.
"Deri tani ka pasur dhe kontestime të brendshme. Disa nga liderët e PD kanë qenë kundër primareve për shkak të konflikteve që mund të shkaktojnë ato.
Ne do të shohim se si do të shkojë procesi, sa do të ndihmojnë ato në organizimin e PD, e cila është pika më e dobët e kësaj partie dhe pastaj sa do të ndikoj në atë që quhet bashkimi i Partisë Demokratike, i cili ka qenë problemi më i madh i kësaj partie.
Kemi një bashkim të grupit parlamentar, i cili nuk e dimë sa është reflektuar në bazë.
Ndërkohë që paralelisht me primaret është dhe regjistrimi i Diasporës i cili mbaron në 4 mars dhe është më i rëndësishëm se primaret dhe për të cilën duket se PD ka mbetur pak mbrapa me PS", u shpreh Abilekaj
