Kuçana: Erion Veliaj është prapa hekurave për paratë e pista dhe për atë që i ka bërë Tiranës
Kandidatja për Primaret në Durrës, Ilirjana Kuçana në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj ndodhet prapa hekurave për paratë e pista dhe për atë që i ka bërë Tiranës.
Kuçana: Është dashur vetëm 5 minuta shi dhe në minutën e 6, Durrësi është përmbytur.
Kjo që ndodh me Durrësin është një ngjarje të cilën ne e kemi diskutuar vazhdimisht.
Qytetarët e Durrësit ndodhen vazhdimisht në të tillë presion.
Sa herë fillojnë pikat e para të shiut, qytetarët e Durrësit bëjnë gati çizmet se e dijnë që nuk mund të dalin nga shtëpia qoftë as për të blerë bukë sepse ajo çka do të përballen do jenë përmbytjet e rrugëve dhe shtëpive.
Kjo ndodh për shkak të keqqeverisjes.
Edhe paraardhësi i zonjës Sako por edhe Sako vetë të njëjtën gjë, abuzim, vjedhje korrupsion.
PD ka një program të jashtëzakonshëm me ekspertizë shqiptare dhe ndërkombëtare.
Sot ish kryetari i bashkisë së Tiranës sepse vazhdojnë ta quajnë akoma kryetar të bashkisë megjithëse Rama tashmë e ka marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës, është pikërisht prapa hekurave për paratë e pista, për atë që i ka bërë Tiranës, për kryefjalën që jemi në të gjitha mediat ndërkombëtare si vendi që pastrojmë paratë.
