Primaret në PD/ Andoni: Procesi është i mirë por moduli lë shumë për të dëshiruar
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 13:18
Analisti Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se Primaret në PD janë një proces i mirë por moduli lë për të dëshiruar.
Andoni: Në njëfarë mënyre kemi Primare por jo Primare.
Sepse Primaret gjithmonë janë garime ballë për ballë, individë që janë ballë për ballë.
Një gjë e tillë me vjen keq ta them që PD po e respekton statutin e vet por modulin sesi po e zgjedh prap lë shumë për të dëshiruar.
Transparente do jetë, por vendet kryesore gati 26 numra që në momentin që ne po flasim janë të përcaktuar për PD.
Është një process jashtëzakonisht i mirë në mendimin tim, më vjen keq që nuk është edhe në partitë e tjera.
Të kesh PDIU dhe Partinë e të Drejtave të Njeriut në një koalicion unë nuk besoj se është një koalicion aq i fortë.
