Lezhë/ Aksidentoi 50-vjeçarin, arrestohet e reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 18:03
33-vjeçarja Marinela Gjoka është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka përplasur, 50-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
