Kush qëlloi 6 herë ndaj 20-vjeçarit në Shkodër? Misteri vazhdon, dyshohet se u përdor sil*nciator në atentat
Policia e Shkodrës është ende në udhëkryq sa i takon hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës në Shkodër. 20-vjeçari rezulton pa precedent penal. Të paktën 20 persona u shoqëruan për tu marrë deklarimet, por edhe pas testit mbi gjurmët e barutit nuk janë përftuar të dhëna për hetimin. Nga ekspertiza rezulton se i riu u qëllua me 6 plumba, ndërsa dyshohet se u përdor armë me silenciator
Vrasja e 20-vjecarit Pavlin Preka për policinë mbetet ende mister. Nga referimet e marra nga familjaret duket qe nuk i ka ndihmuar hetuesit për të konkluduar mbi autor të mundshëm apo pistën që do të ndiqet.
Pavarësisht kësaj në polici janë shoqëruar 20 persona. Në disa prej tyre është kryer testi për të verifikuar nëse kishin gjurmë baruti në duar.
I riu e ndante jetën mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku së bashku me të atin dhe të vëllanë që merrej me bagëti.

Të dhënat policore flasin se Pavlin Preka kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpinë e tij në Shkodër.
Në trupin e viktimës janë konstatuar të paktën 6 gjurmë me armë zjarri, por deklarimet e komshinjve tregojnë se nuk kishin dëgjuar zhurmë armë zjarr duke shtuar dyshimet se autorët mund të kenë përdorur selenciator.
Nikollë Preka xhaxhi i viktimës ka qenë i pari që njoftoi policinë pasi nipi i tij nuk po i përgjigjej në telefon.
Pasi ka shkuar në banese ka konstatuar nipin më tokë pa shenje jete.

Atentati në Guci - E gjeti të pajetë në oborrin e shtëpisë, flet xhaxhai i 20-vjeçarit

