Mandarinat me pesticide/ Vuksani: Institucionet kanë dështuar, dyshoj se janë konsumuar të gjitha

Përmes një interviste në Ora News, Ana Vuksani, eksperte për sigurinë ushqimore tha se dyshon se mandarinat me pesticide mund të jenë konsumuar.

Vuksani: Asnjë nga institucionet nuk e kanë bërë punën. AKU e ka lejuar që ky produkt të hidhet në treg. Dje u tha nga ministria se asnjë gram produkt nuk është hedhur në treg. Unë dyshoj se mandarina është konsumuar e gjitha.

Bazuar në deklaratën e prokurorisë dhe ministrisë thuhet se janë 10 ton të asgjësuara, ndërsa ngarkesa e bllokuar është rreth 20 ton. Sipas prokurorisë thuhet se janë hedhur në kanal, por nuk është gjetur asnjë provë për këtë.