Donin të takonin Veliajn/ Vasili: As Lorenzo Grassini dhe as Roberto Berardi nuk jane as senatorë dhe as eurodeputetë
Deputeti i PL, Petrit Vasili ka hedhur dyshime mbi zyrtarët italiane e evropianë, që sipas tij disa media i kanë prezantuar si seantorë italianë dhe eurodeputetë, të cilët nuk janë lejuar të takojnë në burg kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se asnjëri prej dy përfaqësuesve të huaj, përkatësisht Lorenzo Grassini dhe as Roberto Berardi, nuk jane as senatorë dhe as eurodeputetë.
Sipas Vasilit, sajesat mediatike, sa komike aq edhe gënjeshtër, tregojnë fytyrën e vërtetë të mediumeve që u shërbjenë atyre që i paguajnë.
Postimi i plotë:
Pse duhet genjyer ne menyre kaq qesharake me perralla me senatore dhe eurodeputete, qe nuk ekzistojne?
Mediat ne nje gare komike, vertet per tu gajasur, u shkaperderdhën duke dhene lajmin qe dy senatore italiane, e ca te tjera i bene edhe eurodeputete, nuk u lejuan te takonin Veliajn ne burg.
Realiteti eshte se asnjeri prej ketyre te dyve, as Lorenzo Grassini dhe as Roberto Berardi nuk jane as senatorë dhe as eurodeputetë.
Verifikimi eshte me i lehti ne bote, boll te hyni ne Google dhe kjo genjeshter qesharake fshati del menjehere.
Po pse duhet genjyer xhanem, dhe pse kaq trashë.
Keto media a mendojne qofte edhe nje sekonde per fytyren e tyre apo boll t'i bejne sherbimin atij, qe i paguan.
Megjithate, ne fund te fundit rendesi ka që qeshëm ca me kete sajesë komike, dhe kjo nuk eshte pak ne keto kohe te zymta.
