Kimmich mund të arrijë marrëveshjen me Bayernin, por me ulje page

Rinovimet e Jamal Musiala dhe Alphonso Davies me shifra të caktuara kanë bërë që dikush si Joshua Kimmich, i cili ende nuk ka pranuar me bindje të zgjasë kontratën me Bayernin, të bëhet më i vëmendshëm.

Mesfushori dhe kapiteni i Kombëtares Gjermane duket se dëshiron të përshtatë kërkesat e tij me garancitë e dhëna për shokët e skuadrës për të qëndruar në Mynih, por drejtuesit e "Die Roten" i konsiderojnë rastet e ndryshme.

Siç shpjegohet nga Kicker.de, kjo lidhet thjesht me moshën dhe drejtimin e ardhshëm të klubit, i cili po anon më shumë drejt një linje më të re. Dhe Kimmich tashmë ka mbushur 30 vjeç më 8 shkurt.

Drejtori sportiv, Max Eberl, nuk ka vendosur një afat për vendimin e Kimmich, por drejtuesit e klubit bavarez nuk duan më të përballen me kërkesa të vazhdueshme nga lojtarët në prag të skadimit të kontratës, ndërsa duhet të zgjidhin edhe çështjen e reduktimit të kostove brenda Bayernit.

Në thelb, është një kthesë e fortë. Kimmich është i pari që po paguan pasojat e kësaj zgjedhjeje të klubit dhe duhet të mendojë me kujdes për të ardhmen e tij, pasi opsionet nuk janë të shumta.

Real Madridi dhe Liverpooli, sipas gazetës gjermane, kanë refuzuar bisedime konkrete dhe vështirë se Kimmich do të gjente një klub tjetër që do t’i ofronte një pagë të ngjashme me atë që merr në Mynih.

Nuk përjashtohet mundësia që në fund Bayern t’i bëjë një ofertë, por me një ulje të konsiderueshme të pagës, duke e vendosur në një situatë ku duhet ta pranojë – me ose pa dëshirë – për shkak të mungesës së alternativave.

Përndryshe, do të thotë fundi i historisë së tij me Bayern.