E ardhmja e Mats Hummels te Roma mbetet e pasigurt: Kur ke një fëmijë 7 vjeç...
Mats Hummels mbërriti në Romë vetëm gjashtë muaj më parë, por qëndrimi i tij në kryeqytetin italian nuk është aspak i sigurt.
Qendërmbrojtësi gjerman u afrua si lojtar i lirë në ditët e fundit të merkatos dhe nënshkroi një kontratë njëvjeçare me verdhekuqtë.
Megjithëse paraqitjet e tij kanë qenë pozitive dhe mund të sugjeronin një rinovim të natyrshëm, 36-vjeçari, në një intervistë për ‘VoceGiallorossa’, ka lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen:
"Nuk kam pse të vendos në javët e ardhshme.
Gjatë viteve të fundit, kam menaxhuar karrierën time duke u bazuar në atë që më thotë trupi im.
Edhe familja ime do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë zgjedhje: më mungon të kaloj kohë me djalin tim.
Kur ke një fëmijë shtatëvjeçar, ka shumë përgjegjësi, por sigurisht që do të gjejmë një mënyrë për të qenë të gjithë të lumtur."
