Projektohet kthimi i Neymarit te Barcelona, gjithçka varet nga...
Kanë kaluar vetëm disa javë që kur Neymar u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë, Santos, ku ai tashmë ka lënë një përshtypje të shkëlqyer në Kampionatin Brazilian, duke shënuar dy gola dhe dhënë tri asistime.
Megjithatë, duket se koha e tij në shtëpi mund të jetë jetëshkurtër.
Sipas “The Athletic”, 33-vjeçari brazilian dëshiron të veshë sërish fanellën blu dhe vishnje, dhe klubi katalanas po shqyrton mundësinë e rikthimit të tij pasi kontrata e tij të përfundojë më 30 qershor 2025.
Mësohet se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë kontaktuar me agjentët e sulmuesit për të eksploruar skenarët e mundshëm të një marrëveshjeje.
E ardhmja e këtij transferimi do të varet kryesisht nga gjendja fizike dhe paraqitjet e Neymar-it në kampionatin brazilian në muajt e ardhshëm.
Vetë sulmuesi e parashikon një rikthim në “Camp Nou”, i cili pritet të kalojë në proces rinovimi së shpejti.
Për më tepër, duke filluar nga vera e vitit 2025, ai do të jetë lojtar i lirë, duke i hapur rrugë jo vetëm Barcelonës, por edhe klubeve të tjera të mëdha në mbarë botën.
