Real Betis pret Real Madridin këtë të shtunë, një ndeshje kyçe për skuadrat në javën e 26 të La Ligës
Real Betis pret Real Madridin këtë të shtunë në Estadio Benito Villamarín, në një ndeshje kyçe për të dy skuadrat në javën e 26 të La Ligës.
Los Blancos kërkojnë të ruajnë garën për titull, ndërsa Betis synon një fitore të rëndësishme në luftën për vendet europiane.
Betis vjen në këtë sfidë me moral të lartë pas fitores 2-1 ndaj Getafes. Antony është i disponueshëm pasi kartoni i kuq i tij u anulua, ndërsa Isco, ish-lojtari i Real Madridit, do të jetë lideri i ekipit andaluzian. Manuel Pellegrini shpreson që skuadra e tij të përfitojë nga atmosfera e zjarrtë e Benito Villamarín për të ndalur madrilenët.
Kapiteni i skuadrës, Isco, ish-lojtar i Real Madridit, do të përballet për herë të tretë me ekipin e tij të mëparshëm.
Nga ana tjetër, Real Madrid do të vuajë mungesën e Jude Bellingham, i cili është i pezulluar. Ndërkohë, Kylian Mbappé mbetet në dyshim për shkak të një ndërhyrjeje dentare, por Ancelotti mund të mbështetet te Vinícius Jr., Rodrygo dhe Brahim Díaz për të mbajtur forcën sulmuese të ekipit.
Skuadra e Carlo Ancelottit vjen nga një fitore 2-0 kundër Gironës dhe synon të mbajë hapin me rivalët për titull.
Real Madrid është i pamposhtur në nëntë përballjet e fundit kundër Betisit në La Liga, me katër fitore dhe pesë barazime. Megjithatë, udhëtimet në Sevillë nuk kanë qenë të lehta për Los Blancos, pasi kanë regjistruar vetëm një fitore në pesë vizitat e fundit në Benito Villamarín.
Real Madrid është në vendin e dytë, një pikë pas Barcelonës dhe Atlético Madridit. Betis renditet në vendin e shtatë dhe kërkon një fitore për të qëndruar në garë për Europa League.
