Thirret në SPAK edhe investitori strategjik Gazmend Paja

Aktori i humorit gazmend paja u paraqit paraditen e kësaj të enjte në SPAK.

Në ambientet e prokurorisë qëndroi për rreth 25 minuta ndërsa la të kuptohej se ishte për çështje të telefonit, por duke u shprehur se ishte një ngatërresë.

Ora News e pyeti Gazmend Pajën: Dera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?

Gaz Paja: Jo isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori të timin. Nuk e njoh prokurorin.

Mësohet se në prokurorinë e posaçme paja ka qenë edhe një herë tjetër, por nuk ka të dhëna se për cilën dosje. Ndër to besohet se mund të jetë dhe dosja Veliaj me projektet e dhëna nga bashkia apo qendra Harabel.

Ndërsa Paja në vitin 2022 mori statusin e investitorit strategjik, ku dy kompani prezantuan projektin e investimit në zonën e Dhërmiut.