Arrestime te Bujqësori, Susaj: Të mbrohet drejtësia! Rektori të shkojë te gjykata, jo te partia! Gjyqet e partisë i dimë çfarë janë
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtrirë hetimet edhe në strukturat universitare.
Me kërkesë së SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar dje 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor Tiranë.
Sipas raportimeve, janë ekzekutuar nga policia masat e sigurisë për 5 persona “arrest me burg”, “arrest në shtëpi” për 10 persona si dhe për 9 të tjerë “detyrim paraqitje”.
Personat e vënë nën hetim dhe për të cilët janë ekzekutuar masat e sigurisë, akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim në detyrë dhe për korrupsion.
Lidhur me këtë operacion të Prokurorisë së Posaçme, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thirri sot Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku për të dhënë shpjegime para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas Ramës, rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.
Lidhur me këto hetime, në një intervistë për “Ora News” pedagogu i Bujqësorit Lush Susaj u shpreh se është koha që të mbështetet drejtësia në hetimet e saj.
Pedagogu i Bujqësorit, Lush Susaj: “Pritej diçka, por nuk është kjo e gjitha që po ndodh,. Nuk është Universiteti Bujqësor “delja e zezë”, këto fenomene janë në të gjithë sistemin arsimor.
Shyqyr që veproi drejtësia dhe duhet ta mbështesim atë, dhe të lusim Zotin se për çdo qindarkë abuzuese mbi sistemin arsimor të bëhet drejtësi, ashtu sikurse mbështesim çdo person të pafajshëm që është përfshirë në këtë çështje.
Duhet të hetohet me shumë kujdes,m pasi janë 24 njerëz nën hetim, Universiteti Bujqësor është më i mirë në Shqipëri, dhe nëse maja e ajsbergut u shfaq këtu, duhet të kuptohet si është e vërtetë.
Të pafajshmit t’i vërtetojnë para gjykatës, duhet t’i drejtohemi vetëm gjykatës dhe duhet të përmbahemi në vlerësime dhe gjykime, nuk ka askush arsye që të shkojë tek partia, pasi gjithçka fillon e mbaron te gjykata.
Rektori është shoku im, është kolegu im, e ka votuar, por ama lutem që ai të shpallet i pafajshëm në gjykatë. Më vjen shumë keq që ai ka shkuar te Partia Socialiste, rektori, akademiku e profesori nuk ka asnjë punë tek asnjë prej partive.
E kemi kaluar atë periudhë, por të gjejë kurajo dhe t’i shkojë drejtësisë deri në fund dhe të mos shkojë tek streha e huaj (PS-ja). Nuk është partia streha e profesorëve, jemi të depolitizuar dhe duhet ta shpëtojmë me çdo mjet depolitizimin e universiteteve.
Ata që thonë se “Amerika noc rrokun”, duhet ta dinë se pa Amerikën nuk do kishim shtet në kohë e Uillsonit dhe këtë drejtësi që kemi sot.
Unë nuk kam se si t’i ndaj të akuzuarit, por di të them se drejtësinë e partisë e kam provuar mbi kurrizin tim.
Prandaj në këtë moment jam për dy gjëra për kolegët: të marrin drejtësinë që meritojnë dhe të mos bëhet padrejtësi ndaj tyre. Dhe uroj për një proces ligjor të ndershëm.
Kushdo që ka futur duart tek fondet e universitetit dhe sistemit arsimor, n1 mijë herë sikur të kishte thyer kisha e xhamia dhe turpi i mbuloftë dhe Zoti kurrë mos ia dhaftë dhe nuk duhet të jenë më pjesë e sistemit arsimor në vend.
Të gjitha i kemi shkatërruar me heshtjen tonë, prandaj përshëndes mediat për zërin që po i jep këtyre ngjarjeve”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Lush Susaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PEDAGOGUN E UNIVERSITETIT BUJQËSOR LUSH SUSAJ
MASA E SIGURISË ARREST ME BURG:
Edmond Tërthorja,
Amarildo Lleshi,
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga.
MASA E SIGURISË ARREST NË SHTËPI:
Agim Sefa,
Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi,
Ilir Kusi,
Dritan Laçi,
Azem Parllaku
Artur Koleci
Radion Dhromi
Blenard Spaho,
Tedi Proda


