Muller karikon Bayern Munich: Në këtë fazë të sezonit vlejnë vetëm rezultatet pozitive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 14:57
Një fitore e rëndësishme për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompany triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt, duke mbajtur të pandryshuar distancën ndaj Bayer Leverkusen, që ndjek në vendin e dytë. Bavarezët, për momentin, kanë +8 pikë ndaj ekipit të Xabi Alonso.
Pas ndeshjes në “Allianz Arena”, Thomas Muller komentoi: "Sigurisht që një fitore e tillë është shumë më argëtuese. E shohim si po shkojnë ndeshjet dhe si ndihemi gjatë tyre. Në këtë fazë të sezonit vlejnë vetëm rezultatet. Natyrisht, dëshiron gjithashtu të shkosh në shtëpi dhe të thuash: Uaaa, sot kemi qenë vërtet fantastikë. E merituam fitoren dhe luajtëm me një intensitet të madh".
