"4 barazime rresht më duken shumë", Gabaj: Ekipe si Egnatia, Dinamo, Vllaznia e kanë lojën në Final 4
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 22:34
Në ”Ora Sport”, Enriko Gabaj – Gazetar sporti tha se Egnatia ka bërë shumë fitore, nuk është justifikim për mungesat se ka 2 ekipe.
Gabaj: Kur flasim për Superligën e kam mendjen tek kategoria e parë sepse po tregon se ka diçka. Rezultate surprizë ka pasur, por them se ekipe si Egnatia, Dinamo, Vllaznia e kanë lojën në Final 4. 4 barazime të Dinamos mu dukën shumë kur ke mposhtur skuadra të forta.