Diktatura po glorifikohet! Godole: Po keqpërdoren rrjetet sociale, fshehin të vërtetën! Gonzato: Përballja me të shkuarën, vendimtare

Ekspertët kanë zbuluar se në rrjetet sociale figura të komunizmit po glorifikohen. Në analizën e të dhënave u kërkua që të ketë hapa konkret për të treguar të vërtetën e asaj periudhe. Madje ambasadori i BE shprehet se përmes përballjes me të shkuarën do të hidhen hapa pozitiv për të ardhmen

E shkuara komuniste e Shqipërisë në rrjetet sociale po paraqitet si zhvillim pozitiv, duke fshehur krimet dhe pasojat negative që i solli vendit. Studimi i kryer nga ekspertët zbulon madje se 45 vitet e kësaj periudhe po glorifikohen.

Madje për këtë sollën edhe disa shembuj!

Ambasadori i Bashkimit Everopian në Tiranë, Silvio Gonzato, shprehet se përballja më të shkuarën është e rëndësishme për të ardhmen dhe për të ndaluar rikthimin e saj.

Nxitja e dialogut shoqëror mbi reflektimin mbi pasojat e propagandës u konsiderua si një element i rëndësishëm për të ndalur fenomenin e glorifikimit të asaj periudhe.