“Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku”, koncert kushtuar ikonës së valles

Koncerti kushtuar ikonës së Ansamblit Popullor, valltarit Rexhep Çeliku, u kurorëzua me duartrokitje të gjata nga publiku që tejmbushi mbrëmjes e së enjtes sallën e TKOBAP-së.

Koncerti “Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku” mblodhi artistë të shquar, familjarë, miq, kolegë dhe dashamirës të valltarit. Ai erdhi si një homazh dinjitoz për “shqiponjën e valles” në skenë dhe për njeriun e thjeshtë në jetë. Përmes kësaj mbrëmjeje, u rikthyen në skenë shpirti dhe energjia që Rexhep Çeliku dhuroi ndër vite, në më shumë se tre mijë koncerte gjatë gjithë jetës së tij artistike.

“Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku”, koncert

Për të mbërritur në këtë koncert, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, orkestra, grupi vokal dhe solistët, grupi i valleve së bashku me solistët, punuan me mjeshtrin e valleve Genc Kastrati, si dhe artistë të ftuar, mes tyre e madhja Irini Qirjako, valltari i Ansamblit “Shota”, Besnik Grajcevci dhe këngëtarja Fiqirete Kapo.

“Artistët i mban gjallë arti i tyre, dhe Rexhep Çeliku do të jetojë për sa kohë të jehojë vallja shqipe”, shkruhet në faqen online të TKOBAP-së./atsh