E moshuara në Vlorë ndërron jetë, ja çfarë dyshohet

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.