Partizani largon trajnerin serb, u mund në shtëpi nga Bylisi!

Humbja me përmbysje ndaj Bylisit i kushton vendin e punë trajnerit të Partizanit, Aleksandar Velselinovic. Klubi i kuq ka dalë me një njoftim zyrtar për shkarkimin e teknikut serb për rezultatet të dobëta.  

‘Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit  që duket të shprehë ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqendrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.’