“LA LIGA” SI NË BIG BROTHER! Tifozët nën vëzhgim për aktet e palejuara! Nga kamerat zbulohen shkeljet e më tej dënime

Stadiumet spanjolle në La Liga janë pajisur me një sistem të plotë kamerash për të regjistruar shkeljet e tifozëve që kanë të bëjnë nga akte dhune te koret raciste. Madje dhe përdoruesit e mjeteve me rreze lazer identifikohen prej tyre. analiza e pamjeve sipas drejtuesve të kampionatit shoqërohet me ndëshkime financiare apo dhe para drejtësisë

Ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe të veprimeve që pengojnë lojtarët në fushë është mision që drejtues të ekipeve në la liga ia kanë vënë vetes. Prestigjiozja marka ka përshkruar disa prej tyre ku  paraqiten dhe ndëshkimet nga ndalimi për të hyrë në stadium dhe deri në padinë në polici.

Në stadiume tashmë janë vendosur kamera me cilësi të lartë, ku çdo veprim regjistrohet dhe më tej analizohet. Rasti i përdorimit të lazerave, të cilët përmes dritës synojnë të pengojnë futbollistët e ekipit kundërshtar është një nga sfidat që duket se ka gjetur zgjidhjen.

Madje në ndeshjen Malaga - Zaragosa ndeshja u ndërpre për disa minuta për të zbuluar autorin. Thirrjeve të drejtuesve të stadiumit për të ndalur veprimin dhe kontrollet sollën qetësimin e situatës. Pas ndeshjes të dhënat u analizuan ku u identifikua autori që më pas u përball me gjoba.

Thirrjet për dhunë po ashtu janë kthyer në thjeshtësisht të dallueshëm. Ekspertë të leximit përmes lëximit të buzëve janë në dispozicion të ekipeve në la liga. Madje raportet e tyre mund të përdoren në gjykatë.

Por ekspertët shtojnë se ka një ndarje mes koreve racistë dhe veprimeve për dhunë.

Për këtë drejtuesit e kampionatit shprehen se  është vepruar për të ndërgjegjësuar ekipet e përmes tyre dhe tifozët. Por veç kësaj pas përfundimit të ndeshjes bëhet analizë e plotë dhe raportet nëse evidentohen shkelje të rënda u referohen autoriteteve të futbollit apo dhe të drejtësisë

Gjithçka shprehen ata është për të kthyer stadiumin në një vend mikpritës ku mund ta shijojnë të rritur e fëmijë por edhe me familje, ku mos të dëgjohen sharje e mos të ketë dhunë.