MAGJIA E KOKËKUQES NË PISTË! Hamilton: Nuk synoj titullin e 8, por të parin me Ferrarin
Luis Hamilton do të zbresë në pistën e formula unos me qëllim që të dalë triumfues. Në deklaratat e tij shprehet se garën nuk e ka për të marrë titullin e tetë si kampion bote, por kërkon trofeun e parë me Ferrarin.
Emocionet në formula 1 janë gjithnjë e në rritje me afrimin e testeve para-sezonale në Bahrain. Megjithatë është Lewis Hamilton ai që preket më shumë prej tyre. Kampioni britanik nuk e fsheh entuziazmin dhe është i bindur se e gjithë kjo energji është një faktor kyç për të ardhmen e tij dhe të skuadrës italiane.
"Nuk është çështja e titullit të tetë, por e titullit të parë për Ferrari", shprehet ai.
Shton se prioritet ka që kokë kuqa të rikthehet në majën e botës pas kaq vitesh.
“Kjo skuadër ka një histori të jashtëzakonshme dhe çdo triumf me të është si një fitore e parë. Kjo është ajo për të cilën po punoj: si mund të ndihmoj? Si mund të kontribuoj për ta realizuar këtë objektiv? Dhe nëse arrij të fitoj një tjetër titull, pse të ndalem këtu?", u shpreh Hamilton.
Britaniku është i bindur se përvoja e tij me dy skuadra kampione më parë mund të ndihmojë shumë Ferrari-n.
"Unë e di si funksionon një skuadër fituese dhe këtu ka një pasion të papërshkrueshëm. Të gjithë elementët për sukses janë të pranishëm, duhet vetëm t’i vendosim në vendin e duhur. Ndjej një krenari të jashtëzakonshme sa herë që vesh këtë tuta.
Çdo ditë e jetoj këtë ëndërr, çdo ditë shoh stemën e Ferrari-t dhe kuptoj se jam pjesë e kësaj historie madhështore. Është një ndjesi e pabesueshme", tha ai.
Hamilton flet për pritje entuziaste kur zhvillon testimet të makinës në Fiorano, ndërsa gara e 2025 shihet si një sfidë e fortë.

