NBA/ Cleveland vijon të dominojë, LeBron James magjik për Lakers

NBA është rikthyer në fushë pas pushimit për shkak të “All Star Game”.

Skuadra e Cleveland vijon të ketë frenat e renditjes në dorë pas fitores 110-97 në fushën e Brooklyn. Donovan Mitchell me 26 pikë ishte më i miri për Cavaliers.

Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 116-110 Clippers në një përballje të ekuilibruar.

Antetokounmpo me 23 pikë e Lopez me 22 u dalluan për Bucks. Fiton edhe Denver, 129-115 ndaj Charlotte, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Jokic-Murray, që realizuan 63 pikë së bashku.

Skuadra kampione e Boston fitoi 124-104 ndaj Philadelphia, duke qenë në vendin e dytë në Lindje.

Pritchard me 28 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u kthye në lider për Celtics.

Ekipi i Lakers arrin një fitore të vështirë ndaj Portland jashtë fushe me shifrat 110-102.

LeBron James ishte magjik, duke realizuar 40 pikë. San Antonio mundi 120-109 Phoenix, sfidë ku u dallua Fox me 26 pikë.

Rezultatet

Indiana – Memphis         127-113

Philadelphia – Boston    104-124

Atlanta – Orlando           108-114

Brooklyn – Cleveland    97-110

New York – Chicago      113-111

Milwaukee – Clippers    116-110

Denver – Charlotte         129-115

San Antonio – Phoenix   120-109

Portland – Lakers            102-110