Bayern-i me fanellë të re! Tifozët “çmenden” për të blerë bluzën 2025
Bayern mynih ka zbuluar ndryshmet në fanellë. Në 125 vjetorin e ekipit drejtuesit prezezantuan ndryshime në ngjyra por edhe detaje të tjera. Për herë të parë do të vishet në 8 mars nga lojtarët
Për të kremtuar festën ekipi ka zbuluar fanellën e re që lojtarët do ta veshin prej 8 marsit në përballjen me Bochum. Dalja në treg e bluzave për tifozët u shoqërua me kërkesa të jashtëzakonshme.
“Një klub, një fanellë, një shtëpi – pëlhura nga e cila lindin legjendat”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Bayern në rrjetet sociale.
Fanella është në të kuqen klasike, me qëndisja të arta, me stemën përkujtimore në të majtë, ndërsa në një prej mëngëve shkruhet emri i stadiumit “Allianz Arena”.

Për më tepër, tifozët mund të shtojnë edhe një badge special” në mëngë, që përmbledh të gjithë trofetë e fituar nga Bayern Munich në histori.
Fanella origjinale kushton 100 euro, por për shkak të kërkesave të shumta, porositë janë bllokuar përkohësisht.
“Një sulm i vërtetë në dyqanin tonë online, diçka e paprecedentë për klubin gjerman. Klubi po punon për të zgjidhur problemet teknike dhe për të mundësuar sa më shpejt aksesin për tifozët që duan të blejnë fanellën historike”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Bayernit.
Krijimi I fanellave origjinale nisi që në vitin 1900, të cilat hidhen në treg tradicionalisht me rastin e përvjetorëve.
Përzgjedhja e kombinimit të këtij viti, e kuqe me të artë sjell në kujtesë fanellën e “Finale dahoam” të vitit 2012, kur Bayern humbi në mënyrë dramatike në finalen e Champions League kundër Chelsea në “Allianz Arena”.
View this post on Instagram

