Ristani: E përshëndes SPAK-un për goditjen e krimit në zgjedhje, por duhet ndihmë edhe nga shteti 

Në “Drejt” nga Luan Rama, Arben Ristani, ish-kreu i KQZ-së tha se edhe më herët ka qenë praktikë mes KQZ-së dhe prokurorisë për të goditur krimin zgjehdor.

Ristani: Goditja e krimit zgjedhor ka qenë në vëmendje të shoqërisë. Kur unë kam qenë në KQZ e kishim praktikë pune duke bërë marrëveshje me prokurorin e përgjithshëm që të fokusohet tek krimi zgjedhor. Krimi zgjedhor është krim si çdo krim tjetër. Por si praktikë puna që prokuroria të përqendronte fokusin në zgjedhje, ka qenë gjithmonë. E përshëndes SPAK-un në këtë iniciativë. Nëse do të  ishim në një shtet normal, duhet ndihëm sepse është infrastrukturë e madhe.