Përplasja e klaneve në PS, Muçollari: Bashkia e Tiranës u mbyll rrugën qindra banorëve

Qindra familje pranë ‘Fushës së Aviacionit’ të cilët kanë ndërtuar shtëpinë me mundin e djersën e tyre, kanë marrë njoftim nga bashkia e cila ka vendours t'ju mbylle rrugën, duke mos i lejuar hyrje-daljet nga banesa e tyre.

Ky projekt abuziv qe shkel te drejtën e servitutit, rrezikon jetën e familjeve në fjalë.

Anëtari i  kryesisë së PD, Grigels Muçollari i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ tha se familjet të cilët kanë ndërtuar këtu shtëpinë në këtë zonë, shtëpi të legalizuara, secila prej tyre me kodin postal, papritur vjen Bashkia dhe vendos tju mbylle rrugën.

“Banorët janë të bindur se Bashkia po e bën për t’i detyruar banorët të largohen në favor të marrëveshjeve me ndërtues te cilët kërkojnë pronat e tyre për të ndërtuar sipas kushteve e kritereve që ata duan”- u shpreh Muçollari. 

Grigels Muçollari: "Ligji e njeh, mer pronën private për të bërë rrugë, tani shkojnë bllokojnë rrugë shtetërore për të j'u marrë njerëzve pronën private.

Rasti i denoncuar që bëhet fjalë për dy rrugë që bllokojnë qindra familje bëhet fjalë për zonën e ish-Fusha e Aviacionit, në rrugën ‘Alije Këlliçi dhe rrugët “Vëllazërimi”.

Aty bëhet fjalë për sipërfaqe të tëra trualli, qindra familje të cilët banojnë e kanë shtëpitë e tyre private aty.

Duke qenë se është zonë e lakmuar tanimë për ndërtim, tani që janë afruar edhe kompanitë e ndërtimit në mënyrë që të kushtëzojnë banorët për ta ofruar me % që oligarkët kërkojnë, bllokohet rruga edhe e bëjnë jetësën të pamundur për këta banorë.

Këta nuk mundët të shkojnë në shtëpitë e tyre, nuk mundet të afrojnë makinën pranë banesës së tyre pas bllokimi të rrugës dhe ky e ka bllokuar me projekt.

Bashkia ka bërë një projekt që bllokon aksesin në rrugë legjitime, në rrugë me adresë e kod postar.

Në çdo kod europian apo perëndimor, është e drejta e servitutit për sa kohë ty të është ndërtuar një shtëpi, ti ke të drejtën për të shkuar aty, sepse nuk mundet të ndërtosh një shtëpi dhe një ditë të bukur ti nuk ikën dot më atje.

Duket paksa qesharake, por është një hall i madh i atyre qindra familjeve, të cilët pas projektit të bashkisë i cili thotë se unë po ndërtoj në trotuar që ti nuk hyn më dot në rrugë.

Rrugëq kjo e cila duhet të kalojë makina për të ikur në shtëpi, nuk hyn dot ambulanca, zjarrfiksja dhe bëhet fjalë për qindra familje q ëpo u rrezikohet jeta.

Ka më shumë se dy vite që këta banorë janë të shqetësuar dhe thonë çfarë po ndodh me ne".