136 mijë vizitorë në dhjetor! Mbi 72 mijë turistë të huaj, rritje me 13,8 % krahasuar me dhjetorin 2023

Larg ditëve të ngrohta dhe detit, 136 mijë e 152 vizitorë shfaqën interes për të eksploruar Shqipërinë në muajin dhjetor të vitit 2024. Të dhënat zyrtare tregojnë se 72.750 ishin të huaj.

Treguesit kanë shënuar një rritje me 13,8 % në krahasim me dhjetorin 2023. 48.380 të huaj zgjodhën që të akomodoheshin dhe të qëndronin në rajonin qendër duke e bërë atë destinacionin më të preferuar gjatë këtij muaji.

Përveç Qendrës, jugu dhe veriu i Shqipërisë, gjithashtu tërhoqën një numër të konsiderueshëm turistësh përkatësisht 9.458 të huaj në jug dhe 14.912 në veri.

Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë zgjedhur akomodimin në hotele dhe struktura të ngjashme, ndërsa hapësirat për kampingje, parqe, apo rulo kanë pasur një numër minimal, kjo edhe për shkak të temperaturave të ulëta.

Sa i takon netë-qëndrimeve totale ato regjistrohen në masën e 240 mijë e 623 në muajin dhjetor, ku pjesën më të madhe e kanë zëne të huajt me 137,313 netë-qëndrime.

Mesatarisht çdo vizitor i huaj ka kaluar rreth 1.88 netë në Shqipëri gjatë këtij muaji.