PD mbledh nesër Kryesinë/ Miraton kandidaturat për primaret dhe diskuton ecurinë e zgjedhjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 16:21
Partia Demokratike njofton se nesër do të zhvillojë mbledhje Kryesie. Në këtë mbledhje do të bëhet miratimi i listës së kandidatëve që do garojnë për primaret dhe do të diskutohet mbi ecurinë e përgatitjeve për regjistrimin e emigrantëve dhe fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00.
Në njoftimin e saj, PD thekson se:
“Të dashur miq. Nesër, ditën e Enjte, në orën 12:00 , do të zhvillojme mbledhje Kryesie, me rend dite:
1-Miratim i listës së kandidatëve që do garojnë.
2- Informim i Kryesisë mbi ecurinë dhe mbi procedurat e Primareve nga ana e KOKOE.”
