‘Mediat e Ramës po mbrojnë Xoxën’/ Bushati: Po sulmohet vetëm nga SPAK, Veliaj nuk po pyetet për 5D apo inceneratorin

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka komentuar mbi situiatën e Veliajt i cili po mbrohet nga Rama e mediat e PS dhe po sulmohet drejtësia, ku u shpreh se mediat në fakt po mbrojnë Ajola Xoxën dhe se Erion Veliaj nuk po i kërkohet llogari për dosjen 5D dhe inceneratorët por për 800 milionë eurot e Xoxës.

Bushati cilësoi se marrja në pyetje e Veliaj është e fokusuar tek kompanitë e grua së tij dhe jo për korrupsionin dhe vjedhjet që ai ka bërë me dosjet 5D e inceneratorët.

‘SPAK e vendosi që Erion Veliaj ka vjedhur, ka bërë korrupsion dhe paratë i ka marrë nëpërmjet Ajolës, e pastaj po të hysh në dosje dhe të shkosh në faqen 42 është marrja në pyetje e Veliajt.’-u shpreh analisti.

Andi Bushati: Komplet e shtrëmbëruar si ekspozim. E para sepse unë nuk kam parë një media, këto mediat e Ramës e mbrojnë Ajolën, Ajolën e sulmon vetëm SPAK. Po të shohësh dosjen Velaij është vetëm dosja e Ajolës. Ne e njohim teknologjinë e SPAK, që në njoftimin e parë që dha lajmin e arrestimit. Në tre paragraf një paragraf është, 800 mijë euro të gruas e vetmja shifër nga 360 faqe, pra SPAK që në fillim e ftoj publikun që shih cka bërë namin me fustanë me këpucë ajo grua.

Po them për komunikatën e SPAK menjëherë pas arrestimit, 800 mijë euro, pra SPAK e vendosi që Erion Veliaj ka vjedhur, ka bërë korrupsion dhe paratë i ka marrë nëpërmjet Ajolës. Pastaj po të hysh në dosje dhe të shkosh në faqen 42 është marrja në pyetje e Veliajt. Veliaj njeri i dytë me më shumë pushtet pyetet për kompaninë Harabel dhe kompani të tjera. Pra mbi 70% e marjes në pyetje që ka qenë shumë më e gjatë, është për atë që di Veliaj për gruan dhe jo cfarë di Veliaj për 5D, inceneratorin.