Thaçi dhe ish-krerët e UÇK në qelitë e Hagës/ Rama ndan mesazhin e Grenell: Të marrë fund burgimi i padrejtë me urdhër të Jack Smith
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 15:54
Richard Grenell ka uruar sot Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë së saj.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai theksoi se ky moment historik për Kosovën është errësuar nga një padrejtësi e madhe, për shkak të mbajtjes së Hashim Thaçit në Hagë.
Grenell theksoi se evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vitet e fundit”.
Në lidhje me këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X, duke mbështetur fjalët e dërguarit të posaçëm të Trump.
“Absolutisht! Sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë,” shkroi Rama.