Berisha: Mesazhi i JD Vance ishte i qartë si kristali, fondet e USAID morën fund! Armiku i brendshëm është Rama, të bashkohemi në një front opozitar

Në konferencë për gazetarët, lideri i PD, Sali Berisha, komentoi deklaratën e JD Vance, duke e cilësuar Shqipërinë si një nga rastet më klasikë të shtypjes së opozitës në botë. Ai kritikoi ashpër ardhjen e Antony Blinken në Shqipëri, duke vënë në dukje se Sekretari Amerikan i Shtetit nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, por zgjodhi të takohej me Altin Dumanin.

Berisha sulmoi ashpër Dumanin, duke e quajtur një figurë të vendosur në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme. Ai deklaroi gjithashtu se fondet e USAID për projekte të caktuara në Shqipëri kanë marrë fund dhe nuk do të shpërdorohen më nga qeveria. Berisha kritikoi dhe financimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke kërkuar kthimin e parave dhe dorëheqje të menjëhershme nga postet që mbajnë.

FJALA E BERISHËS:

Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar unë mund të them se vetëm në kasafortë, sipas burimeve të qarta janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh.

Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish të familjes së Erion Veliajt dh Ajola Xoxës, të cilat përfitonin fonde publike nga bashkia e Erion Veliajt, institucione të tjera qeveritare dhe shkonin të gjitha në arkën e Veliajt dhe Xoxës.

Faturat doganore unë i kam sjellë këtu, e jam i sigurtë që ato janë vënë në dispozicion të Ajola Xoxës dhe faktojnë shifrën e bërë publike nga mediat, shifrën e bërë publike nga prokuroria.

Mendoj se aktet më të rënda në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj, nga burri i saj Erion Veliaj nga paratë e taksapaguesve. Dhe kjo përbën një vjedhje publike të hapur, pasi kjo nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Nuk ndodh në botë që burri të çojë para publike në kontot e gruas së tij.

Mendoj se po kaq e rëndë dhe me një peshë specifike shumë të veçatë, është shpërdorimi që ka bërë kompania BYL-a, parave të taksapaguesve amerikanë dhe europianë. Aty dokumentet faktojnë se janë bërë përpjekje se me fatura fiktive të justifikojnë grabitjen e parave. Prandaj Ajola Xoxa, Erion Veliaj, Edi Rama, Delina Fico, qoftë dhe Linda Rama, të gjihë ata që kanë marrë para nga fonde të taksapaguesve amerikanë dhe europianë duhet ti kthejnë sa më parë. Mos të mendojnë se mund të mbyllen çështjet.

Ju e keni konstatuar se emri i Shqipërisë, si një vend ku është bërë një shpërdorim i madh i fondeve të USAID po qarkullon në nivelet më të larta qoftë në media dhe politikën e SHBA dhe kjo duhet marrë shumë seriozisht.

Kur Elon Musk deklaroi se USAID është sjellë si organizatë kriminale ju e kuptoni vetë gravitetin e madh të kësaj deklarate. Dhe aktiviteti kriminal i saj, qëndron në shpërdorimin e parave që është bërë me Ajolat dhe të ngjashmet me to. Sepse janë dhënë para, janë mbushur fatura fiktive. Është investuar, janë 10 mln dhe unë e denoncova me të madhe shumë marrëveshjen Llagami-Delina Fico me praninë e Yuri Kim.

E kam denoncuar që atë ditë si një marrëveshje megakorruptive.  Tani i jep Delina Ficos, 10 mln euro për të paguar ndihmesat, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për drejtësinë, sepse kush është ndihmës ligjor, statusi është përcaktuar me ligj. Por kur vjen puna për të vjedhur para, nuk pyesin për asnjë ligj. Aty ishte puna se Llagami dhe treshja aty, po ndanin tavën dhe ato para Delina Fico i mori nga USAID.

Ka të tjera dhe duhet të vërtetohen se edhe eksponentë kryesorë të fondacionit Soros janë paguar me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe kjo është shumë e rëndë.

E vërteta është kjo që, një korrupsion qeveritar familjar me paratë e USAID dhe para të BE-së ekziston.

Ju jeni dëshmitarë, unë e denoncova. Zonja e PNUD reagoi, por kjo nuk kalon kështu. Nëse ajo paguan Linda Ramën për të bërë raporte për Edi Ramën, ajo pastaj ndan para më Linda Ramën dhe na lind e drejta të dyshojmë dhe të kërkojmë hetim, kudo që të jetë sepse këtu ka ndarje parash.

Si mundet, cila llogjikë në botë pranon se bashkëshortja të bëjë raporte për bashkëshortin. I pranon kur të verbohen sytë nga korrupsioni se ndryshe nuk pranohet kjo.

Kjo është një betejë e vështirë, e gjatë, por e vlefshme.

Besoj se ju e ndoqët fjalën historike të zv/presidentit të SHBA, JD Vancë në konferencën e sigurisë në Mynih.

Ajo që ishte e veçantë ishte se ilustrimi i akteve më të shëmtuara bëhej me shembuj nga Shqipëria.

Arrestoni lider të opozitës për të marrë mandate, siç bën Edi Rama. Llukshenko nuk ishte në konferencë, Edi Rama ishte, fjala ishte për Shqipërinë.

Arrestoni gazetarë siç bën Edi Rama. U arrestuan dy gazetarë.

Po mbyllni mediat sociale, siç bën Edi Rama. Po mbyll tik tokun.

Presidenti i SHBA po përpiqet të gjejë modalitetet  pavarësisht nga një vendim gjykate, duke shfrytëzuar ligjin, sigurisht dhe jo në shkelje të tij. Kurse Rama mbyll tik tok.

Fjalimi i zv/presidenti JD Vance është një thirrje për çdo shqiptar. Armiku ky është, armik është ai që të censuro, të vendos censurë.

Armik i brendshëm dhe më i rrezikshmi është ai që kërkon të marrë mandatin duke burgosur lider të opozitës.

Armik i brendshëm është armik dhe më i rrezikshmi. Presidenti Trump e shtroi atë, që armiku i brendshëm është më i rrezikshmi. Edhe JD Vance u tha europianëve se armikun më të rrezikshëm e keni brenda jush, më i rrezikshëm se Kina e Rusia.

E ne duhet të nxjerrim konkluzione, armikun më të rrezikshëm e kemi këtu ne, se tani që merr ato mesazhet shkallmohet.

Por kur arreston 3 lidër të opozitës, mban në burg tjetrin vetëm si person nën hetim, pa akuzë dhe kur ndërmerr sulme ndaj gjykatës për Erion Veliajn, për të larë duart si Ponc Pilati. Pasi e vërteta është se Nesti Angoni është dosje qeveritare, jo e opozitës.

Nesti Angoni është dosje qeveritare, Rama-Balluku.

Mendoj se kurrë ndonjëherë pas rënies së perdes së hekurt nuk është folë për Shqipërinë si në Mynih. Sepse Shqipëria pa ju përmendur emri, ishte e damkosur me aktet më madhore që citoi zv/presidenti JD Vance qoftë me censurën, arrestin e liderëve të opozitës dhe arrestin e gazetarëve.

Ato janë anketime të bëra të gjitha nën diktat dhe për manipulim dhe nuk kanë asnjë vlerë.

Por unë të garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë tjetër vetëm luftën me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit.

Garantoj çdo shqiptar!

Por unë paraqita sot në mëngjes dokumente të tjera, që krimineli me kollare, me veturë ministrore, me zyrë ministrorë, qarkullon në mbledhje të qeverisë, ka kryer krime të shëmtuara dhe mbrohet nga Skrapi.

Unë kam dhënë disa shembuj dhe jap shembuj.

Dallimi është ky, Edi Rama përdor Skrapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor kurrë drejtësinë.

Drejtësia do jetë nën ligj dhe e pavarur. E varur nga ligji.

Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin.

Nuk është punë Skapi këtu.

E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet... ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund.

Xhorxh Sorosi është një armik i Shqipërisë, e kam thënë këtë, e kam quajtur publikisht monstër që nga viti 2016, sot i them se është faktuar i tillë dhe monstruozitetet Soros nuk do ekzistojnë në Shqipëri. As të Edi Ramës.

Do krijojmë, gjithnjë me Komisionin e Venecias, asnjëherë jashtë Komisionit të Venecias, ai është institucioni që gëzon besimin e plotë të PD-së...

Por, kjo do ndodhë. Ata që mbrojnë korrupsionin e tyre me Skrapin, gabojnë rëndë.

Mos harroni se para një viti, Antoni Blinken erdhi dhe e përgëzoi Altin Dumanin se ka arrestuar Sali Berishën.

Po ku është sot Antoni Blinken? I padenjë për t’u futur në ndërtesat e qeverisë së tij.

Prandaj nuk e kanë kuptuar akoma ndryshimin, nuk e kanë kuptuar akoma se ç’po ndodh.

Unë nuk mund as të mashtrohem, as të ekzaltohem me akte teatrale.

Unë di që dosjet e krimit të madh elektoral, që përfshihen nga Edi Rama e poshtë, i mbyll Altin Dumani.

Kjo është ajo që unë di dhe është e faktuar.

Unë di që 50 përqind e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike dhe mesazheve, është elektoral.

Dhe këto i di shumë mirë Altin Dumani që nuk ndërmerr asnjë akt për to.

Të besosh se ai që fle mbi këtë krim monstruoz, ka vullnet, ai nuk ka asnjë vullnet, ai është një ushtar mjeran, fanatik i partisë, një ushtar i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës e Ymer Lalës.

Ai nuk është asgjë tjetër.

Ai ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.

Le t’i thërrasë Edi Rama sa të dojë, Altin kështu, Altin ashtu, por unë i them se Altin, do përballesh me ligjin për qëndrimin tënd ndaj krimit elektoral që është një qëndrim antikushtetues, antiligjor.

Njëherë, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo force politike në Shqipëri, që konsideron Edi Ramën dhe partinë e tij një rrezik, një armik të brendshëm dhe rrezik kombëtar, të bashkohet me opozitën për të shpëtuar Shqipërinë nga ky armik, nga ky rrezik i brendshëm, nga ky regjim që po zbraz Shqipërinë në mënyrën më dramatike.

Ndaj edhe njëherë, u bëj thirrje kryetarëve të forcave politike dhe drejtuesve të tyre të mendojnë se pavarësisht nga diferencat dheo mendimet e ndryshme që kanë, apo konsideratat që kanë ndaj Sali Berishës, nuk duhet të harrojnë kurrë dy gjëra, që armiku i brendshëm i shqiptarëve, njeriu i censurës, i burgosjes së opozitës, i zbrazjes së Shqipërisë, e ka emrin Edi Rama, kukulla e Xhorxh Sorosit, pra të mos harrojnë se Edi Rama është kllaposur nga kryetari i Komitetit Kombëtar të partisë Republikane si kukulla e Xhorxh Sorosit, çfarë do të thotë se si i tillë, ai është rrezik jo vetëm për Shqipërinë.

Prandaj pres nga kryetarët e forcave politike, drejtuesit, kryesitë e tyre të marrin vendime dhe t’i bashkohen një fronti të gjerë opozitar në betejën kundër këtij armiku.

E tha JD Vance, armiku i brendshëm, ai që arreston opozitën, ai që arreston gazetarët, ai që mbyll mediat sociale, pra ky është Edi Rama, a ka një emër ky njeri?

Prandaj ne presim dhe do presim me kënaqësi të gjitha forcat politike që janë në këtë linjë.

Me partitë aleate po zhvillohen negociata, takime për të gjetur pikat e mirëkuptimit.

Besim Ndregjoni.

Kandidat i Partisë Demokratike është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, zoti Besim Ndregjoni.

Mendoj se nuk ka informacion më të madh se deklarata e JD Vance. Ai tha se, armiku i brendshëm është ai që arreston liderët e opozitës dhe do të marrë mandat për opozitën. Nëse ka një rast më klasik se Shqipëria, përveç Bjellorusisë nuk ka tjetër. Kështu që besoj se mesazhi ishte i qartë si kristali. 

Por nuk mund të mos regjistrohet, ardhja  në Shqipëri direkt Antony Blinken pa takuar asnjë opozitar dhe takimi me Altin Dumanin dhe akordimi i çmimit të antikorrupsionit nga një njeri që vetë e la detyrën si gënjeshtar kryesor i atij vendi, manipulator i cili në bindjen më të thellë meriton të përballet me ligjin dhe drejtësinë amerikane.

Këto besoj se janë të  mjaftueshme. 

Altin Dumani ju e dini si u zgjodh, ai nuk mori votat. Ai është në kundërshtim të hapur me kushtetutën aty. Po ai nuk ka kushtetutë dhe akti më i përgjegjshëm i tij do të ishte dorëheqja dhe më pas përballja me të gjitha të tjerat.

Përsa i përket fondeve të USAID morën fund. Nuk ka, ikën fondet e USAID të gjitha. Nuk ka më ti shpërdorojë dhe ti bëjë sipas qejfit. Amerika nuk heq dorë nga mbështetja, por do krijojë institucionet transparente, rigoroze. Jo të financojë Delinën 10 mln dollarë. Edhe i shoqi i saj duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Të kthejë paratë e marra. Ju faleminderit!