Barcelona "blindon" të ardhshmen e saj, tre titullarë gati të rinovojnë kontratat...

Pas disa rinovimesh brenda disa javësh, në Barcelonë po përgatiten për zgjatjen e kontratës për tre nga titullarët e ekipit. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, Raphinha dhe Jules Kounde.

Të tre lojtartë thuhet se kanë rënë dakord për të qenë pjesë e skuadrës katalanase për vitet në vijim. Siç raporton Mundo Deportivo, Barcelona tashmë është në bisedime me lojtarët për rinovimet e tyre që tashmë janë shumë afër.

Përsa i përket Frenkie De Jong, për mesfushorin gjërat janë ende të paqarta. Situata e kontratës së holandezit do të vlerësohet në muajt në vijim.