VIDEO/ Lacio i bën “favor” Interit, ndal Napolin në "Olimpico". Renditja!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 22:01
Lacio i ka dhënë një tjetër mundësi skuadrave që ndjekin Napolin në luftën për titullin kampion, teksa ka ndalur në barazimin 2-2 kryesuesit e Serisë A, duke mos i lejuar që të arratisen përsëri të vetëm.
Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë shumë e luftuar dhe ka dhuruar spektakël pasi shpejt vendasit gjetën avantazhin me gjuajtjen e Isaksen, por u barazuan nga Raspadori pas pak minutash.
Përballja ishte e hapur me raste nga të dy ekipet, derisa erdhi autogoli i Marushiç pas një devijimi të dyfishtë të pafat në zonë.
Napoli u kthye në mbrojtje të këtij rezultati, por vendasit ngulmuan dhe gjetën barazimin me anë të Dia, i cili vulosi shifrat 2-2 para fundit të ndeshjes.
Renditja


