Ançeloti nuk kursehet ndaj gjyqtarëve: Në këto tre ndeshje kanë ndodhur gjëra të çuditshme
Karlo Ançeloti e ka parë veten të flasë gjithnjë e më shumë për gjyqtarët në ndeshjet e fundit dhe jo aq shumë për futbollin e luajtur.
Reali ka barazuar dje ndaj Osasunës dhe trajneri italian foli përsëri për xhaketat e zeza, edhe pse insistoi se nuk donte të bënte polemika pasi dëshironte ”të ishte në pankinë në ndeshjen e radhës”.
“E nisëm mirë dhe e mbyllëm mirë me një lojtar më pak.
Të kuqin e Bellingam mendoj se gjyqtari nuk e kuptoi mirë.
I ka thënë “fuck off”, jo “fuck you”.
Ka kuptimin mos u tall. Kanë ndodhur gjëra të çuditshme në këto tre ndeshje që i ka parë e gjithë bota.
Nuk kam dëshirë të shtoj më shumë. E gjithë bota e pa që VAR-i nuk ndërhynte për të parë raste në zonën e tyre, por në zonë tonë po.
Ka një problem, ka ndodhur diçka që nuk duhej të ndodhte, Por ne duhet të luftojmë dhe vazhdojmë rrugën tonë.
A do flas me Bellingam? Do të ishte më mirë të flitej me gjyqtarin, jo me Bellingam.
Nuk ka bërë asgjë që të përjashtohet. Nuk kam asgjë për të folur me të.
Kartoni i verdhë për protesta? U thashë që kishte një prekje topi me dorë në zonë dhe duhej ta shihte me VAR, por u duhej ta ndiznin atë më vonë”, tha me ironi trajneri italian.