Rikthim i bujshëm/ Ish-kapiteni brazilian sërish te Egnatia?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 20:16
Jackson Kênio ndodhet sot në tribunën e stadiumit “Arena Egnatia”, duke ndjekur sfidën Egnatia-Partizani. Ish-kapiteni i rrogozhinasve është aktualisht lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Istanbulspor në Turqi.
Kujtojmë se Egnatia e shiti kartonin e tij në verën e vitit 2023. Jackson ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit më parë. Thuhet se braziliani ka firmosur për skuadrën rrogozhinase, me të cilën do të luajë deri në përfundim të sezonit. Pritet zyrtarizimi i tij nga klubi rrogozhinas.
Një rikthim i tij do të ishte i bujshëm. Vlera aktuale në “Transfermarkt” është 700 mijë euro, kjo do ta bënte brazilianin edhe lojtarin më të vlerësuar për kampionatin shqiptar.
