VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ermir Rashica debuton me ekipin e ri ukrainas

Ish-ylli i Skënderbeut, Ermir Rashica, debutoi ditën e sotme me fanellën e Metalist 1925 në testin miqësor ndaj Mykolaiv, që përfundoi me rezultatin 2-1.

Shqiptari i Kosovës, u aktivizua nga stoli, teksa arriti të zhvillonte një paraqitje dinjitoze.

Ka qenë vetë klubi ukrainas, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka ndarë momentet e debutimit të Rashicës.

20-vjeçari u bashkua me skuadrën e tij të re, vetëm pak ditë më parë, teksa shpreson të shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm tek ukrainasit.