VIDEO/ Fenerbahce fiton pastër në Europa League, triumfon Ajaksi, “buzëqesh” edhe Sociedad

U zhvilluan disa nga ndeshjet e Play Off të Europa League. Fenerbahce triumfoi pastër 3-0 ndaj Anderlecht në Turqi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Ekipi i Mourinhos realizoi me Tadic, Dzeko dhe En-Nesyri.

Ajaxi mundi 0-2 USG. Golat, erdhën nga Rasmussen dhe Mokio.

Ndeshje tejet e luftuar ishte ajo mes Midjylland dhe Sociedad, sfidë kjo e përfunduar 2-3.

Sa i takon Conference League, Apoel barazoi 2-2 ndaj Celje, ndërsa Molde pësoi disfatë 0-1 ndaj Shamrock Rovers./BW