“Luftë” në shkallë, “paqe” në fushë, Baku: Në derbin e kryeqytetit policia duhej të kishte bërë detyrën e saj

Gazetari i sportit Ervin Baku i ftuar në emisionin “Sport Focus” në “Ora News” skanoi zhvillimet e fundit në kampionatin shqiptar të futbollit.

Duke marrë shkas nga derbi i dhunshëm i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit

“Ne si sportdashës do të donim që ta shihnim derbin në “Arenën Kombëtare” por për shkak të përgatitjes së ndeshjes me Andorrën. Por kam përshtypjen me të tilla ndeshje shënohen dhe humbje financiare për të gjitha klubet.

Janë gjithsej tre derbe në kryeqytet dhe duhet shfrytëzuar.

Natyrisht që vazhdon ajo armiqësia mes dy tifozerive dhe dy skuadrave, por edhe policia duhej ta kishte bërë shumë më mirë punën e saj.

Ka pasur kritika ndaj saj si nga Partizani dhe nga FSHF-ja, policia nuk ka asnjë lloj justifikimi për të bërë më mirë punën e saj në terren, sidomos kur ka ndeshje të tilla”, u shpreh ndër të tjera gazetari Ervin Baku.

NDIQNI ANALIZËN E PLOTË ME GAZETARIN E SPORTIT ERVIN BAKU