Champions League/ Milani bie në aktin e parë, Feyenoord e mposht 1-0. Fitojnë Bayern e Benfica

Champions League zhvilloi të mërkurën e 12 shkurtit katërt ndeshjet e mbetura për aktin e parë play-off në Champions League.

Dramë për italianët e Milanit dhe Atalantës, ndërsa te suksesi dolën Bayern Munich dhe Benfica, me të katërta duelet që janë të hapura për përballjet e kthimit.

Në Rotterdam vendasit e Feyenoord mposhtën 1-0 Milanin edhe falë gafës së portierit Maignan.

Goli i Paixao në minutën e tretë vendosi ndeshjen dhe miqtë e Sergio Conceiçao nuk e patën fuqinë për të barazuar, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit që luhet javën që vjen.

Në Glasgow, Celtic u mposht 1-2 nga Bayern Munich. Supergoli i Olise dhe Kane shënuan për bavarezët, ndërsa shkurtoi Maeda me një gol shprese për bardhjeshilët.

Në Principatë, Monaco u mposht 0-1 nga Benfica me golin e Pavlidis. Ndërkohë në Belgjikë befasinë e bëri Club Brugge që mposhti 2-1 Atalantën.

Duhej penalltia e Nilsson në minutën e 90+4 që të vendoste ndeshjen, me miqtë që protestuan për vendimin e arbitrit dhe akuzuan rëndë për 11 metërshin.

Me këto katër duele mbyllet akti i parë i fazës play-off në Champions dhe ndeshjet e kthimit mes tyre që do vendosin tetë skuadrat e kualifikuara do luhen mesjavën që vjen.