A janë më të mirët në botë Mbappe dhe Haaland? Ja si përgjigjet Henry
Erling Haaland dhe Kylian Mbappé konsiderohen nga shumë njerëz si pasardhësit e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy “kanibalë” që mund të krijojnë një rivalitet të ri emocionues.
Mbrëmë ata u përballën në ‘Etihad’, ku norvegjezi doli më i suksesshëm në aspektin e golave (2-1), por Manchester City u dorëzua përballë Real Madridit dhe mund të përshëndetet me Ligën e Kampionëve pas një jave.
“Triumfi” i përkohshëm i ish-lojtarit të Borussia Dortmundit nuk e ndryshoi mendimin e Thierry Henry, i cili e konsideron bashkëkombësin e tij një nivel më lart:
“Për mua, Kylian ka më shumë talent dhe ofron më shumë zgjidhje, mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit,” tha ai për CBS. “Dua të shpjegohem: ai është një lojtar që u përpoq të luante si ‘9’ për një vit e gjysmë.
E provoi te Paris Saint-Germain dhe nuk funksionoi shumë mirë. Tani po e bën këtë te Real Madridi, klubi më i madh në Evropë, dhe duhet të përshtatet me këtë kontekst. Haaland, ndërkohë, ka luajtur si ‘9’ që nga fillimi i karrierës së tij.”

