Bylis shton radhët, firmos me dy lojtarë. Ja kush janë

Bylisi ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit në skuadër. Bëhet fjalë për një portier dhe një sulmues. Të dy lojtarët do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.

Portieri Toni Batista vjen nga Brazili teksa në të kaluarën ka luajtur në Serie B, Brazil, Arabi apo Portugali.

Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij.

Njoftimi:

FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton dy afrimet e fundit, portierin gjigant, 1,94m Toni Batista, nga Brazili, me eksperiencë dhe me një “CV” të pasur, pasi ka luajtur në të shkuarën në: Seria B Brazil, Iran, Arabi dhe Portugali.

Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij. Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit mallakastriot dhe do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.

I urojmë mirëseardhjen në familjen bardhekuqe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)