ZYRTARE/ Kontratë 4 vjeçare, Partizani rinovon me mesfushorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 16:40
Gjergji Kote do të jetë pjesë e Partizanit deri në vitin 2029-të. Mesfushori ka rinovuar një kontratë 4 vjeçare me “demat”.
Korçari është pjesë e të kuqve që nga shkurti 2023 dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubi t’i besojë një kontratë të re, me aktualen që skadonte në vitin 2027.
Postimi i plotë:̧
FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani.
Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.
