VIDEO/ Xhixho: Erion Veliaj urdhërues i persekutimit politik të opozitës dhe “Ora News”-it

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një intervistë për “Ora News” deklaroi se tashmë ka 3 rezoluta ndërkombëtare që flasin për persekutimin politik të opozitës nga kjo mazhorancë.

Dhe në këtë kontekst, Xhixho solli rastin e televizionit “Ora News” dhe Presidentit të saj Ylli Ndroqi që e kanë vuajtur në kurriz persekutimin politik të urdhëruar nga Erion Veliaj dhe banda e tij.

“Ende nuk ka asnjë akuzë ndaj Presidentit të PL-së, dhe kemi 3 rezoluta të PPE-ve, IDM-së e kështu me radhë që kanë deklaruar tashmë persekutimin politik që ndodh ndaj liderëve të opozitës.

Pse ndodh kjo? E kam bindje se e gjitha kjo bëhet për efekt elektoral për zgjedhjet e 11 majit në mënyrë që lideri i forcës së dytë opozitare të mbahet i izoluar dhe të mos ushtrojë detyrat e tij kundrejt këtij regjim.

Dhe po flas në fakt për një media e cila e ka vuajtur në kurriz, Presidenti i “Ora Neës” dhe ju si gazetarë persekutimin që ka ndodhur nga Erion Veliaj dhe nga e gjithë banda e tij kriminale për të mbyllur gojën e medieve. Ndaj një falënderim shkon për të gjithë qëndrueshmërinë tuaj përballë kësaj të keqeje shumë të madhe të shqiptarëve”, theksoi deputetja e PL-së, Erisa Xhixho

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETEN E PL-së, ERISA XHIXHO