PO NDODH/ Berisha i qeshur: Sot, Edi Rama u shfaq si Ramiz Alia, kur drejtësia e sigurimit të shtetit nisi t’i dalë nga duart. Mandati i 4-t po ikën nga duart

Kryedemokrati Sali Berisha pak orë nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të thirrur me urgjencë nga kryesocialisti Edi Rama për çështjet Veliaj dhe Bushka, ka thirrur mediat në selinë blu.

Berisha theksoi se sot, Edi Rama u shfaq si Ramiz Alia, me fjalimin e tij kur drejtësia e sigurimit të shtetit nisi t’i dalë nga duart.

Ndërsa shtoi se konferenca e Ramës që ngjasonte me mbledhjet e dikurshme të Byrosë Politike, tentoi të mbulonte pazaret mes tij dhe kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

FJALA E BERISHËS

Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart.

PO NDODH/ Berisha i qeshur: Sot, Edi Rama u shfaq si Ramiz Alia, kur

Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.

Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin. Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani.

Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer.

Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.

Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit.

Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë.

Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama.

Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar.

Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken. Nuk ndodh kjo më. Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës. Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.

Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt. Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë.

Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama.

U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku. Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu.

Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu. Pra, u mor me biografitë.

Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës.

Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.