Denoncimi tronditës i Berishës: Punonjësit e bashkisë që protestuan te SPAK-u ishin të armatosur! Këta s'kanë asnjë lloj kufiri
Një denoncim tronditës është bërë nga kryedemokrati Sali Berisha në konferencë me gazetarët. Berisha deklaroi se punonjësit e bashkisë që protestuan sot te SPAK-u ishin të armatosur.
“Çfarë ishte kjo? Kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit. I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë. Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij.
Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ndjehem i lehtësuar para jush në kuptimin që nuk reshtëm së denoncuari me të gjithë forcën tonë këtë organizatë kriminale që ka në krye Edi Ramën. Ky shtet që funksionon mbi bazën e mafies.
A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve. Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti. A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju?
Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino. Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur. Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite. Me listë.
Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan, sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë. Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar. Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë.
Kërcënoi, stërkërcënoi gjithë ato, por në fund i tha telefon dhe fonde nuk keni më po qe se guxoni dhe nuk ktheheni. Sigurisht as polici shteti nuk kishin çuar. Kur shkon opozita, aty çojnë 1 mijë policë. Kurse këtyre u kishin çuar për ta pushtuar ndërtesën kur të duan. I detyruan ta shtyjnë vendimin.
Pra, do mbetet narkos, çfarë është ky? Kjo është seria e fundit e filmit Narkos. E fundit që shfaqet këto ditë se filmi vazhdon. Ne, të dashur qytetarë, do vazhdojmë betejën tonë.
Ne u kemi thënë të vërtetat ju, në mënyrën më të përsëritur për këta banditë, hajdutë të shpërfytyruar që në mënyrën më amorale implikojnë gra, implikojnë të afërm, implikojnë njerëz, kanë krijuar atë arborin e vjedhjeve të papërmbajtura.
Në shembullin e Edi Ramës, i cili vëllait i jep 38 mijë metër katrorë me firmë te Rrapi i Treshit, ua merr pronarëve. I cili baxhanakut i jep me dhjetëra tendera te AKSHI, se tani do fusë edhe AKSHI-n tek Skrapi. Ulsi dhe AKSHI do futen te Skrapi.
I cili po përvetëson me arabin e tij 4 miliardë euro tek Porti i Durrësit. I cili ka zhdukur me Erion Veliajn 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe mbi 70 milionë euro të dherave dhe inertave. Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra.
A e dini që ajo Adelajda Roko është aty akoma? Drejtorja e urbanistikës kombëtare. Vëllezërit i ka në burg të dy, nuk ka rëndësi, se kodi është me Ramën. Shkatërroi çdo gjë ajo në sistemin e urbanistikës.
Paguhen në vendin e caktuar dhe Edi Rama shpërblehet. Mund ët ndodhë kjo? Ndrikulla, dy vëllezërit Roko eksponentë kryesorë të mafies së Elbasanit, kjo vazhdon zëvendësja e Edi Ramës për urbanistikën e Shqipërisë. Sepse i ka aferat me Edi Ramën.
Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi.
Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo. Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris.
Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën, sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard”, u shpreh Sali Berisha.
VIDEO - KONFERENCA E SOTME E BERISHES ME GAZETARET



