“Kokën lart dhe shtrëngoni dhëmbët”, Rama: Më 11 maj mavia do të bëhet e kuqe flakë

Në përfundim të mbledhjes së grupi parlamentar, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj PS merr mandatin e 4 të cilin e konsideroi një mandat të standardeve.

Ai shtoi se më 11 maj “mavia” do të bëhet e kuqe” ndërsa e mbylli me sloganin “Vetëm përpara”.

“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot.

Fatura është këtu, baltë baltë baltë.

Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është.

Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi.

Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë.

Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama në përmbyllje të fjalës së tij.