Veliaj në arrest për korrupsion/ Pano: Si mund të thuash që s'ka fakte, është një dosje me 366 faqe
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultati i protestave para bashkisë së Tiranës ishte pikërisht arrestimi i Veliajt.
Pano: Ne kemi 44 javë që protestojmë para bashkisë së Tiranës dhe ky është rezultati që ne prisnim.
Nuk është qëllimi jonë thjesht arrestimi i një personi, qëllimi jonë është çlirimi i bashkisë së Tiranës nga kushdo që ka kryer korrupsion dhe ka abuzuar me fonde e qytetarëve.
Si mund të thuash që nuk paska fakte.
Është një dosje me 366 faqe.
Është në një pikë që po dyshohet kredibiliteti i tij si drejtues sepse Erion Veliaj nuk është një person pa peshë politike.
Veliaj është mbajtur si numri 2 i PS që do ishte pasardhësi i Kryeministrit Rama.
Kemi pasur rastin e këtyre ish ministrave të tjerë që kanë dalë para drejtësisë, nuk e ka vënë njeri ujin në zjarr, ndërsa tani mesa duket për Veliaj po dalin dhe po protestojnë para SPAK.
