Xhixho: Veliaj po hetohet për vepra të lehta penale, nuk po hetohet për Inceneratorin apo ''5D''

Zv.Kryetarja e PL-së, Erisa Xhixho në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj po hetohet për vepra të lehta penale dhe nuk po hetohet për aferën e inceneratorit, dosjes ‘’5D’’ apo shembjes së Teatrit.

Xhixho: Në fakt është një arrestim shumë i vonuar.

Mos të harrojmë se PL dhe presidenti Meta kanë qenë të parët që e kanë denoncuar jo thjesht publikisht por edhe me kallëzime konkrete që në 2017 e më tutje pikërisht mega aferën e inceneratorëve e cila padyshim kishte firmën e Erion Veliajt.

Pra që në 2017 është ky vendim është kjo firmë e Erion Veliajt në 2017 i cili ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe i ka dhënë fuqi juridike dhe financiare mega aferës së inceneratorëve ku ende sot paguhen mbi 90 mijë euro në ditë për një incinerator që nuk ekziston.

Nga kjo mega aferë të mos harrojmë zgjedhjet e 2021 sesi u përdorën paratë e inceneratorit për të blerë mediat, për të vjedhur zgjedhjet e 2021 në mënyrë që të kishin pushtet për të vjedhur akoma më tej.

Kryetari i bashkisë nuk hetohet apo nuk ka ende zbardhje për aferën e inceneratorit, për dosjen ‘’5D’’ apo për shembjen e teatrit.

Por hetohet për vepra të lehta penale të cilat pra për pasurinë e tij, për jetën e tij luksoze të familjes së tij dhe jo për 130 milionë euro të inceneratorëve.