“Prokuroria të merret me faktet”, Rama: Të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll kanë…

Kryeministri Edi Rama tha se është e rëndë rasti i arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të një gjykatësi, që sipas Ramës duhet që ILD të marrë masa disiplinore.

Pasi lexoi një mesazh që i kishte mbërritur në telefon, ku i thuhej se gjyqtari i çështjes Veliaj ishte selektuar qartazi, pasi gjyqtarët e tjerë e kishin refuzuar.

Rama paralajmëroi prokurorët që “të mos guxojnë të shkojnë ti marrin telefonin, pasi i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë”.

“Meqë njërin po e lëmë në ballkon të shkojmë të kapim nja tre nga këta, pastaj meqë kam tre të shkojmë ti biem njërit.

Por meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Për këtë mund të flas unë sesa respekt për një Belo Këlliçaj, një popull kot.

Por tani të përfundojë njeriu në dyert e SPAK për diplomën, jo e ke falso, po ca është kjo? Për të thënë që po i biem këtij, por po shkojmë të marrim edhe këtë se ky është hija që konkurron.

Pra në këtë kuptim politik. Pra ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet.

Ndërsa në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë, sa është ora 9:48 nuk e di nëse është zgjuar inspektori i lartë i drejtësisë por mbase zgjohet dhe më dëgjon.

Është shumë e rëndë kjo.

Shumë e rëndë dhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, sepse boll i kanë, i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”, tha Rama.