DOKUMENTI/ Aludohet se e ka personale, ja rasti i tretë kur gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani e ka shpallur të pafajshëm Erion Veliajn
Që prej orëve të para të mëngjesit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të jetë në agoninë e vendimit që do të marrë GJKKO-ja ndaj tij ku do caktohet masa e sigurisë që do të ketë ai deri në nisjen e procesit gjyqësor.
Seanca e parashikuar për t’u mbajtur në orën 08:30 është shtyrë për në orën 13:30, ndërsa kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK të hënë në zyrën e tij.
Gjyqtari i çështjes ndaj Veliajt është Erjon Bani, ndërsa është aluduar se Bani e ka personale me Veliajn.
Por janë një sërë vendimesh të publikuara vetëm sot që dëshmojnë të kundërtën dhe që dëshmojnë se kur bëhet fjalë për të dhënë drejtësi Bani e ka shpallur të pafajshëm Erjon Veliajn.
Gjyqtari Erjon Bani në të paktën tre raste e ka shpallur të pafajshëm Veliajn.
Bëhet fjalë për dy padi që janë ngritur nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Dhe së fundmi një tjetër gjyq të zhvilluar mes Veliaj dhe kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi.
MË POSHTË VENDIMI I VITIT 2022 IU DHËNË NGA GJYQTARI BANI NDAJ ÇËSHTJES VELIAJ – ISUFI:

