Berisha denoncon skandalin: Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës

Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën me gazetarët denoncoi dhe lidhjen skandaloze mes kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetares socialiste të Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka, teksa tha se Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës.

"Po unë e kam denoncuar para se të dalë atë. E kam denoncuar me dhjetëra herë unë atë. E dini çfarë është kjo Bushka? U them unë ju.

Kjo ngrihet vitin e mëparshëm në parlament dhe në një rast unik në histori, të ndaluar me Kushtetutë, propozon t’i shtohen 500 milonë lekë djegësit të Tiranë.

Mirëpo Kushtetuta e lejon deputetin me kushtin që ai ta dorëzojë amendamentin, ta miratojë ose të shprehet Ministria e Financave. Kurse zonja solli një amendament oral. E kam denoncuar me dhjetëra herë unë.

Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës. Po, po, janë të dokumentuara të gjitha këto. Ajo është një kriminele më shumë se ai. Këta janë në grahmat e fundit ky parlament", tha Sali Berisha.

VIDEO – KONFERENCA E PLOTË E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA